Select Page

– “Vallë, në vend të Allahut po merrni zota të trilluar? Atëherë, çfarë mendoni ju për Zotin e botëve?” – Si po ja lejoni vetes të adhuroni idhuj, që janë veçse mashtrim dhe nuk vlejnë aspak për t’u adhuruar?! Çfarë mendoni se do të bëjë me ju Zoti i botëve, kur ju adhuroni diçka tjetër veç Tij?! Ky qe një paralajmërim për ndëshkim, nëse ata vazhdonin me idhujtari.

Çfarë mangësie vërejtët në Zotin e botëve, që devijuat dhe gjetët idhuj për t’i adhuruar? Më pas, Ibrahimi (a.s) planifikoi të thyente idhujt e tyre, sapo t’i krijohej mundësia për këtë. Kështu, ai shfrytëzoi rastin kur ata ishin të pavëmendshëm, sepse po merreshin me një festë të tyre. Kur i kërkuan që të dilte edhe ai me ta, Ibrahimi (a.s.) tha: