Select Page

Atyre do t’u thuhet: “Hyni në dyert e Xhehenemit! Këto fjalë u thuhen për t’i poshtëruar më shumë dhe për ta përjetuar nënçmimin. Çdo grup do të hyjë në Xhehenem nga ajo portë që i shkon për shtat, sipas veprave të tyre.

Aty do të jeni përgjithmonë! Nuk kanë për t’u larguar ndonjëherë nga ai vend dhe as do t’u lehtësohet ndonjë çast dënimi.

Eh, sa vend i keq është ai për kryeneçët! Sa i keq është vendi i tyre! Kështu do të shpërblehen, sepse janë treguar kryeneçë e arrogantë ndaj së vërtetës. Allahu i shpërblen sipas punës së tyre, duke i poshtëruar, nënçmuar dhe turpëruar para njerëzve. Më pas, Allahu i Madhëruar na tregon për banorët e Xhenetit dhe pritjen e tyre. Ai thotë: