– “Ty, dhe atyre (që u dërguan) para teje, të është shpallur se: “Nëse do t’i bëje shok Allahut, veprat e tua do të asgjësoheshin dhe ti do të ishe prej të humburve.“ – Shirku i asgjëson të gjitha punët. Ai shkatërron gjendjen e njeriut, dhe ky mesazh u është dhënë të gjithë profetëve të Zotit. Në suren En’am, pasi përmend një numër profetësh,
Allahu i Madhëruar thotë: “Ky është udhëzimi i Allahut. Ai udhëzon kë të dojë nga robërit e Tij. Nëse do të bënin idhujtari, atëherë do të asgjësohej çdo vepër e tyre.” [En’am 88]. Dhe nëse të asgjësohen të gjitha veprat, atëherë “do të jesh prej të humburve.” Pra, nga ata që shkatërrojnë fenë dhe ahiretin e tyre. Me shirk shkatërrohen punët dhe bëhet i meritueshëm ndëshkimi i përjetshëm dhe zemërimi i Zotit.