Select Page

Apo, kur ta shohë dënimin të thotë: “Sikur të isha kthyer edhe një herë (në dynja) unë me siguri do të isha prej vepërmirëve.” – Kur ta shikojnë dënimin dhe të binden tërësisht se nuk do të mund të shpëtojnë, atëherë secili prej tyre do të thotë: “Sikur të isha kthyer edhe një herë (në dynja) unë me siguri do të isha prej vepërmirëve.” Por Allahu i Madhëruar tregon se këto kërkesa janë të papranueshme dhe kurrë nuk kanë për t’u vlejtur. Madje, ato janë të pavërteta dhe jo të sinqerta, sepse edhe nëse do të kthehej sërish në dynja, ai njeri nuk do të ndryshonte. Pas qartësimit të parë, Allahu i Madhëruar thotë: