– “Ose të thotë: “Sikur të më kishte udhëzuar Allahu (në rrugë të drejtë), unë me siguri do të kisha qenë prej të devotshmëve.” – Askush të mos thotë: Ah, sikur Allahu të më udhëzonte dhe të isha nga ata që i druheshin zemërimit të Tij. Ah, sikur të isha nga ata që i shpëtuan dënimit dhe merituan shpërblimin!” Ky është një kuptim i ajetit.
Por mund të kuptohet edhe kështu: “Sikur të më kishte udhëzuar Allahu (në rrugë të drejtë), unë me siguri do të kisha qenë prej të devotshmëve. Sipas këtij kuptimi, ata arsyetohen padrejtësisht se ishte caktimi i Zotit që i bëri të mos besonin, dhe ky është sigurisht një arsyetim i padrejtë. Ditën e Gjykimit do të jetë i pavlefshëm çdo arsyetim i padrejtë. Prandaj kuptimi i parë është më i pranueshëm.