– “Ashtu patën thënë edhe brreza të tjerë para tyre.“ – Këto fjalë, domethënë: “Këtë e kam arritur në sajë të diturisë…”, i thoshin edhe më të hershmit. Mohuesit e së vërtetës i përsërisin këto fjalë vazhdimisht, a thua sikur ia lënë trashëgimi njëri-tjetrit.
Ata nuk i pohojnë mirësitë e Zotit dhe nuk shikojnë se kanë përgjegjësi dhe detyrime ndaj Tij. Për këtë arsye, kur vdekja t’i rrëmbejë, atyre nuk do t’u sjellë asnjë dobi ajo që kanë bërë:
– “Por atyre nuk u solli asnjë dobi ajo që bënë.“ – Ajo është dita kur ndëshkimi do t’i gllabërojë dhe nuk do t’i lëshojë më.