Select Page

Allahu i Lartësuar qorton dhe paralajmëron ata të cilët marrin ndërmjetësues për tek Ai dhe u përkushtohen, u luten, i adhurojnë dhe e lidhin zemrën me to. Thuaju atyre, duke ua bërë të qartë injorancën ku ndodhen dhe faktin se ata nuk meritojnë asgjë prej adhurimeve.

Mos vallë kanë gjetur ndonjë ndërmjetësues për (t’i afruar) tek Allahu? Thuaj: “Edhe pse ata nuk kanë asgjë në dorë e as nuk kuptojnë?!”. – Ata të cilët i merrni për ndërmjetësues nuk zotërojnë asnjë thërrmijë pushteti në qiej dhe në tokë. Madje, ata nuk kanë as logjikë, që të kuptojnë ato që u thuhen. Atëherë, për çfarë mund të lëvdohen këto sende të ngurta, pemë, figura, e të vdekur?! A mund të thuhet se ai që shpreson ndërmjetësimin e tyre ka logjikë?! Sigurisht, këta janë njerëzit më injorantë dhe më të padrejtë.