Thuaju atyre, o Profet:
– “Thuaj: “O populli im! Veproni si të doni …“ – Bëni ashtu si t’ju duket se është më e mira për veten tuaj, duke adhuruar atë që nuk meriton asnjë adhurim dhe nuk ka asgjë në dorë prej çështjeve tuaja…
“… se edhe unë do të veproj sipas times …“ – Edhe unë do të veproj sipas asaj në të cilën po ju ftoj. Dhe ajo në të cilën unë ju ftoj është sinqeriteti i plotë në zbatimin e fesë vetëm për të kënaqur Allahun dhe adhuruar Atë si një të vetëm.
– “Më vonë do ta mësoni, se kujt do t’i vijë dënimi poshtërues dhe mbi kë do të zbresë dënimi i përjetshëm!” – Më vonë do ta mësoni se kujt do t’i takojë përfundimi i mirë dhe kush do të ndëshkohet në dynja dhe në ahiret. Të mjerët ata që do t’i përpijë ai ndëshkim!
Ky ndëshkim nuk ka për t’u larguar nga ata dhe nuk do t’u zbutet aspak, as për një çast të vetëm. Ky është një kërcënim shumë i madh për ta dhe ata e dinë mirë që e meritojnë ndëshkimin e përjetshëm. Ata e dinë shumë mirë këtë, por inati dhe padrejtësia në jetën e kësaj dynjaje ua zë sytë dhe i pengon në rrugën drejt imanit.