Select Page

Ata do të kenë te Zoti i tyre gjithçka që dëshirojnë. Tek Zoti i tyre ata do të gjejnë mirësi që syri nuk i ka parë, veshi nuk i ka dëgjuar dhe zemra e njeriut kurrë nuk i ka menduar dhe ëndërruar. Çdo gjë që ata do të dëshirojnë prej kënaqësive dhe argëtimeve të trupit, syrit dhe shpirtit, atyre do t’u jepet në formën më të plotë. Ajo tashmë është përgatitur dhe i pret që t’i gëzojë e lumturojë.

Ky është shpërblimi për vepërmirët. Këta kanë arritur gradën më të lartë të besimit, sepse e adhurojnë Zotin sikur do ta bënin nëse do ta shihnin haptazi, sepse janë të sigurt se, edhe pse nuk e shikojnë Atë, Ai i sheh ata dhe punët e tyre. Ata janë bamirës edhe ndaj krijesave të Zotit me të gjitha mënyrat.