Select Page

Pastaj, Ditën e Kijametit, ju do të dilni (për gjykim) para Zotit tuaj dhe do të grindeni me njëri-tjetrin. Ju do të polemizoni me njëri-tjetrin për gjithçka rreth së cilës keni patur kundërshtime në dynja, por Allahu do të gjykojë mes jush me gjykimin e Tij të drejtë dhe secilin do ta shpërblejë sipas asaj që ka bërë: “Ditën, kur Allahu t’i ringjallë të gjithë, do t’i njoftojë se çfarë kanë punuar. Allahu i ka shënuar të gjitha, edhe pse ata i kanë harruar. Allahu është Mbikëqyrësi i gjithçkaje.” [Muxhadile 6]. Njerëzit harrojnë, por Allahu nuk harron kurrë.