Select Page

Ti do të vdesësh (një ditë) dhe ata, gjithashtu, do të vdesin (një ditë). Që të gjithë ju do të vdisni, dhe kjo është diçka e pashmangshme, siç thuhet në ajet tjetër: “Askujt (prej njerëzve) para teje nuk i dhamë përjetësinë (o Muhamed). Atëherë, nëse ti vdes, mos vallë, ata do të jetojnë përgjithmonë?! Çdo njeri do ta shijojë vdekjen! Ne ju sprovojmë (në këtë botë) me të keqen e me të mirën. Në fund, të gjithë ju te Ne do të ktheheni.” [Enbija 34 – 35].