– “Allahu sjell si shembull një njeri (skllav) nën zotërimin e shumë ortakëve pa marrëveshje mes tyre …“ – Një skllav që është në pronësinë dhe shërbimin e shumë ortakëve, të cilët asnjëherë nuk bien dakord, prandaj ai kurrë nuk gjen qetësi. Ata vazhdimisht grinden me njëri-tjetrin për të dhe secili prej tyre kërkon që ky rob të përmbushë urdhrat e tij. Sa herë që njëri urdhëron për diçka, tjetri kërkon diçka tjetër. Atëherë, si e mendon gjenjden e këtij robi me gjithë këta ortakë, që kundërshtojnë e grinden me njëri-tjetrin?
– “… dhe një njeri tjetër (skllav), që është në zotërimin e një njeriu të vetëm.“ – Ky i shërben vetëm një zotërie. Ai e kupton mirë qëllimin e zotërisë së tij dhe është shumë i qartë dhe i qetë në shërbimin ndaj tij.
– “A janë ata të dy njëlloj?“ – A mund të jenë njëlloj këto dy raste? Kurrsesi nuk mund të jenë njëlloj. I tillë është idhujtari: skllav i shumë ortakëve. Herë i lutet njërit e herë tjetrit. Asnjëherë nuk gjen qetësi. Ndërsa njësuesi është i sinqertë dhe i përkushtuar vetëm ndaj Zotit. Ai i takon vetëm Allahut dhe Allahu e ka pastruar dhe zgjedhur atë vetëm për Veten e Tij. Ai gëzon qetësinë më të madhe.
– “Lavdërimi i takon vetëm Allahut, por shumica e tyre nuk e dinë.“ – I lavdëruar qoftë Allahu, që na e qartësoi të vërtetën nga e kota! Ai na udhëzoi dhe na mësoi atë që nuk e dinim.