Select Page

Ata do të kenë shtresa zjarri nga sipër dhe shtresa zjarri nga poshtë. Një valë dënimi e madhe do t’i mbulojë nga sipër, si një re e madhe. Po kështu do të kenë dënim edhe nga poshtë.

Me këtë i frikëson Allahu robërit e Vet: “O robërit e Mi, kijeni frikë (dënimin)!” – Ky ndëshkim dhe përshkrimi i tij është një paralajmërim nga Allahu dhe shprehje e mëshirës së Tij për ne, që të na kthejë në rrugën e Tij, prandaj thotë: “O robërit e Mi, kijeni frikë (dënimin)!” Domethënë, të gjitha këto ndëshkime të banorëve të Zjarrit, Ai na i tregon që të ftojë robërit e Tij të pajisen me devotshmëri dhe të ruhen nga gjithçka që i çon tek ndëshkimi. I lavdëruar qoftë Allahu, që i mëshiron robërit e Tij në çdo gjë dhe ua lehtëson rrugët drejt Tij.

Ai i nxit ata që t’i hyjnë këtyre rrugëve. Ai i bën ata të përmallohen për ftesën e Tij dhe t’u qetësohen zemrat. Allahu i ka paralajmëruar dhe kërcënuar që kurrë të mos adhurojnë gjë tjetër veç Tij, duke u sjellë çdo lajm dhe arsye që t’i bëjë të largohen prej rrugëve të humbjes dhe dënimit. Pasi përmendi keqbërësit dhe dënimin që i pret, Allahu i Madhëruar flet për të penduarit e të kthyerit tek Ai me bindje, si edhe shpërblimin që i pret ata. Ai thotë: