– “… përveç Iblisit. Ai refuzoi, tregoi mendjemadhësi dhe u bë prej atyre që mohojnë (besimin).“ – Iblisi nuk pranoi të binte në sexhde, duke treguar mendjemadhësi e kryelartësi para Allahut dhe duke shprehur nënçmim për Ademin (a.s). Allahu thotë: “Ai refuzoi, tregoi mendjemadhësi dhe u bë prej atyre që mohojnë (besimin). Pra, në diturinë e Zotit, ai ishte mohuesi së vërtetës dhe i Zotit. Më pas, Allahu i Lartësuar tha, duke kërcënuar Iblisin, që nuk iu bind urdhrit të Tij: