– “Kur t’i kem dhënë formë dhe t’i kem fryrë shpirt prej Meje, përuljuni atij në sexhde.”. – Pasi ta kem formuar trupin e Tij, atëherë ju do t’i përuleni atij në sexhde. Pas këtij urdhëri, melekët u përgatitën që ta përmbushin atë në mënyrën më të plotë, siç iu kërkua, duke e nderuar figurën e Ademit (a.s). Allahu i Lartësuar e plotësoi krijimin e Ademit me trup dhe me shpirt dhe i vuri në provë melekët dhe Ademin, në lidhje me diturinë. Pasi doli në pah dituria e Ademit (a.s), atëherë Allahu i urdhëroi ata për të rënë në sexhde.