Select Page

Zoti i qiejve, i tokës dhe i gjithë ç’ka mes tyre, Ngadhënjimtari, Falësi i Madh”. – Ai është i Vetmi Krijues, Kujdestar dhe Rregulluesi i çdo çështjeje, që kujdeset me të gjitha mënyrat. Ai është Krenari e Ngadhënjimtari, që e ka gjithë fuqinë në dorën e Tij. Me këtë fuqi dhe pushtet, Allahu krijoi të gjitha krijesat madhështore.

Allahu është Falësi i Madh i të gjitha gjynaheve, të vogla a të mëdha qofshin, për të gjithë ata që pendohen dhe largohen nga këto gjynahe. Allahu është Ai që duhet me gjithë shpirt dhe që e meriton të adhurohet, e jo ata që nuk mund të krijojnë, të furnizojnë, që nuk mund të sjellin dëm apo dobi dhe që nuk kanë në dorë asnjë çështje. Ata nuk kanë në dorë as faljen e gjynaheve dhe as pranimin e pendimit. Të gjitha këto janë në dorë të Allahut.