– “Ja, kështu do të jetë. Pastaj, ata do të shijojnë ujë të valë dhe të ndyrë.“ – Shijojeni ndëshkimin me ujin përvëlues! Sa herë që ta pini, do t’ju këputen zorrët e barkut. Pini “gasakun“, pra, pijet më të këqija që mund të ekzistojnë. Ajo është një përzierje prej qelbi dhe gjaku e lëngut të kockave të shkrira të xhehenemlinjve. Ajo është e hidhur, me erë të pështirë.