Select Page

Ky është rizku Ynë, – ai nuk ka të mbaruar.Këto mirësi që u japim banorëve të Xhenetit janë dhuratë nga ana Jonë. Për mirësitë që Allahu u dhuron, thotë që ato nuk mbarojnë kurrë. Ato janë të përjetshme dhe të pandërprera, madje në rritje të vazhdueshme në çdo kohë. Kjo nuk është ndonjë gjë e madhe për Zotin Bujar, të Dashur dhe Mëshirëplotë, Bamirës dhe të Gjerë në dhuratat e Tij. Ai është i Pasuri, i Lavdëruari, i Gjithëmëshirshmi, që kujdeset edhe për detajet më të vogla me mëshirën e Tij. Ai është Mbreti, Sunduesi, që gjykon me drejtësinë e Tij. Ai është i Madhërishmi dhe i Bukuri në çdo cilësi të Tij. Bujaria e Tij është e pashtershme. Mirësitë e dhuratat e Tij nuk mund të numërohen. Njeriu nuk ka mundësi të konceptojë qoftë edhe një pjesë të vogël të bamirësisë së Zotit.