– “Ata do të kenë pranë vetes (hyri) sypërulura të një moshe.“ – Pranë tyre qëndrojnë hijshëm hyritë sybukura, të cilat janë të mahnitura pas burrave të tyre dhe burrat e tyre janë të mahnitur pas hyrive, aq sa nuk mund ta largojnë shikimin nga njëri tjetri. Ata janë të dashuruar me njëri-tjetrin dhe nuk shikojnë diçka tjetër, që mund t’ua heqë vëmendjen nga ata. Allahu i përshkruan ato si “etrab“, pra, janë të një moshe, në moshën më të përkryer, plot afsh dhe dëshirë për kënaqësi.