– “Aty do të jenë të mbështetur në kolltukë dhe do të kërkojnë fruta e pije të ndryshme.“ – Do të ulen dhe mbështeten në shtretër e kolltukë të zbukuruar, në vende të hijshme. Ndërkohë, ata do të kërkojnë fruta e pije të ndryshme. Ata do të urdhërojnë shërbëtorët, që janë djem të rinj, që të sjellin atyre fruta dhe pije të këndshme, nga të gjitha llojet që ua do shpirti. Kjo tregon për mirësitë e shumta, rehatinë e madhe dhe kënaqësitë që ata përjetojnë.