Select Page

Ne ia rikthyem familjen e tij, duke ia shtuar dyfish, si mëshirë nga Ne dhe si mësim për të gjithë ata që kuptojnë.Jo vetëm kaq, por i ktheu edhe familjen e tij. Thuhet se Allahu e ringjalli familjen e tij, duke ia shtuar dyfish dhe i dhuroi pasuri të madhe. E gjitha kjo ishte nga mëshira e Zotit për Ejubin. Ai ishte durimtar dhe i kënaqur me Zotin, prandaj Ai i dhuroi shpërblime të shumta që në jetën e kësaj bote, dhe i premtoi shpërblimin e mrekullueshëm në ahiret.

Allahu i Lartësuar e bëri këtë histori: “… si mësim për të gjithë ata që kuptojnë.” Që të mençurit të kujtojnë vazhdimisht gjendjen e Ejubit (a.s), me durimin dhe moralin e tij të lartë me Zotin, dhe ta marrin atë si shembull. Le të mësojnë dhe të jenë të bindur se çdokush që bën durim gjatë vështirësive e sprovave, duke qënë i kënaqur me caktimin e Allahut, Allahu ka për ta shpërblyer shumëfish që në këtë dynja dhe përjetësisht në ahiret. Gjithashtu, Ai ka për t’iu përgjigjur lutjeve të tij.