– “Dhe shih se si qe fundi i atyre që u paralajmëruan!“ – Fundi i të gjithëve ishte dënimi, shkatërrimi, poshtërimi e turpërimi. Për këtë arsye, le të kenë kujdes këta mohues, që të mos vazhdojnë në rrugën e tyre të humbjes, që t’i godasë i njëjti dënim si ata që shkuan. Por duke qenë se jo të gjithë janë mohues të besimit të vërtetë, pasi ka edhe nga ata që besojnë me sinqeritet, Allahu i Madhëruar i përjashton nga dënimi: