67. Pastaj, pas kësaj, atyre do t’u jepet një përzierje me ujë të valë
- Pastaj, pas kësaj, atyre do t’u jepet një përzierje me ujë të valë. – Pra, menjëherë pas atij ushqimi të tmerrshëm, ata do të kenë ujë të vuar, siç thotë i Lartësuari në një ajet tjetër: “Për jobesimtarët, Ne kemi përgatitur një Zjarr, muret e të cilit do t’i rrethojnë ata, e nëse kërkojnë shpëtim, do t’u jepet ujë (i nxehtë) si bakër i shkrirë, që do t’ua përvëlojë fytyrat. Sa e tmershme është ajo pije! Sa vend i keq është ai!”. [Kehf 29]. “A mund të konsiderohen këta (banorët e Xhenetit) njëlloj me ata që do të rrinë përgjithmonë në Zjarr, ku etja do t’u shuhet me ujë të valë, që ua copëton zorrët?!” [Muhamed 15].