– “A është më i mirë ky premtim (në xhenet), apo Pema e Zekumit?“ – Mendohuni dhe zgjidhni, o ju njerëz, dhe krahasoni dy vendet! A është më i mirë Xheneti, që Zoti ju premtoi dhe jua përshkroi, apo Zjarri dhe llojet e dënimit në të? Cili ushqim është më i mirë: ai që do të gjeni në Xhenet apo ushqimi i banorëve të Zjarrit, pra, zekumi?