Allahu i Madhëruar na njofton për urtësinë e Tij të madhe në krijimin e qiejve dhe të Tokës dhe për faktin se Ai nuk i krijoi ato pa qëllim e pa dobi.
– “Ne nuk e krijuam qiellin dhe tokën dhe ç’ka mes tyre, pa qëllim (shkel e shko).Kështu mendojnë ata që nuk besojnë.“ – Këta e mohojnë Zotin e tyre dhe mendojnë rreth Tij gjëra që nuk i shkojnë madhështisë së Tij.
– “Mjerë ata që nuk besojnë, nga zjarri që i pret!“ – Zjarri ka për t’ua treguar të vërtetën atyre. Nxehtësia e tij do të hyjë në çdo skutë të shpirtit të tyre. Allahu i Lartësuar i krijoi qiejt dhe Tokën me të vërtetën dhe për të vërtetën. Ai i krijoi ato që njerëzit të mund të njohin diturinë e Tij të plotë, pushtetin e Tij të gjerë dhe të besojnë se Ai është i vetmi që meriton adhurimet, dhe askush tjetër veç Tij.
Të gjithë, përveç Tij, janë krijesa dhe nuk mund të krijojnë asnjë thërrmijë në qiej dhe në Tokë. Allahu i krijoi që njerëzit ta dinë se Ai që i krijoi është i Plotfuqishëm që t’i ringjallë dhe Ai do të bëjë ndarjen mes atyre që pasojnë të mirën dhe atyre që zhyten në ligësi dhe mosbesim. Të mos mendojnë injorantët, që nuk e njohin urtësinë e Allahut, se Ai do t’i trajtojë njëlloj në gjykimin e Tij të mirët dhe të këqijtë, siç thotë më pas: