Select Page

Ne ia falëm atë (gabim).Zoti ia fali atë që bëri dhe e nderoi me shumë të mira. Ai thotë:

Dhe ai është tek Ne nga më të afruarit dhe ka një fund (e shpërblim) të mirë.Ka një gradë të lartë dhe afërsi tek Ne. Gjithashtu, ai do të ketë një përfundim të mirë, një vend të mirë, kur të kthehet tek Ne. Për sa i përket gabimit që bëri Daudi (a.s) Allahu i Madhëruar nuk na i ka treguar, sepse është e panevojshme.

Kësisoj, çdo përpjekje për të gjetur çfarë gabimi ishte, është e tepruar dhe e pavend. Dobia nga kjo histori është ajo që Allahu i Madhëruar na tregoi, siç ishte mirësia që i dhuroi i Daudit (a.s) kur i mundësoi që të pendohej dhe që ia pranoi pendimin dhe kërkimin e faljes. Ai ia ngriti pozitën Daudit, saqë pas pendimit, ai u bë më i mirë dhe më i nderuar sesa para gabimit.