– “Edhe shpendët mblidheshin tufë dhe të gjithë, së bashku me të (Daudin) i drejtoheshin Allahut (me lavdërime e madhërime).“ – Po kështu, ia nënshtroi edhe zogjtë, që të grumbulloheshin me të dhe të gjithë së bashku adhuronin Zotin, duke iu përgjigjur fjalës së Tij. I Lartësuari thotë në një ajet tjetër: “Ne i dhamë Davudit një dhunti të madhe nga ana Jonë: “O male dhe shpendë! Thurni lavde (për Allahun) së bashku me të (me Daudin)!” [Sebe’e 10]. Këto ishin disa nga mirësitë që Allahu i kishte dhënë atij në lidhje me adhurimet ndaj Tij. Pastaj Allahu i Madhëruar përmend mirësitë që i bëri, duke i dhuruar pushtet dhe mbretërim të madh: