Select Page

Ç’është me ju që nuk po e ndihmoni njëri-tjetrin?Çfarë ka ndodhur sot? Përse nuk i dilni në krah njëri-tjetrit sot? Në jetën e dynjasë, ju pretendonit se idhujt tuaj do të largonin prej jush dënimin dhe do t’ju mbronin e shpëtonin në çdo rast nevoje. Madje, ju pretendonit se ata do të ndërmjetësonin për ju tek Allahu.

Ata nuk i përgjigjen dot kësaj fjale, sepse të gjithë i ka mbuluar poshtërimi dhe të gjithë i janë dorëzuar dënimit të Allahut. Të gjithë janë pushtuar nga frika, të përulur e të dëshpëruar. E si mund të flasin e t’i përgjigjen kësaj pyetjeje? Për këtë arsye, Allahu thotë: