Select Page

Në Islam, fenë që ia shpalli umetit të fundit, Allahu i Madhëruar bëri të ndaluara veçse të pistat dhe të dëmshmet, si nderim dhe mirësi për këtë popull të zgjedhur. Ndërsa në lidhje me judejtë, Allahu i Madhëruar na tregon se atyre u bëri të ndaluara edhe disa gjëra që, në vetvete, janë të pastra e të mira. Këtë e bëri si formë ndëshkimi për ta, për shkak të padrejtësive të shumta që ata bënin.

Në suren En’am, Allahu i Madhëruar na tregon historinë e këtij ndalimi, kur thotë: “Judejve u ndaluam çdo kafshë njëthundrake. Për sa u përket lopëve dhe deleve, u ndaluam dhjamin e tyre, veç atij në shpinën dhe në zorrët e tyre dhe atij të përzier me kockat. Këtë e vendosëm si ndëshkim ndaj shkeljeve të tyre dhe Ne themi vetëm të vërtetën.” [En’am 146].