Select Page

– “Mos thoni me gjuhët tuaja mashtruese “Kjo është hallall e kjo është haram.” e të shpifni gënjeshtra kundër Allahut!” – Kurrë mos bëni haram apo të bëni të lejuar nga mendja juaj, duke shpifur kështu për Allahun. Kini frikë Zotin, sepse Ai thotë:

– “Vërtet, ata që shpifin gënjeshtra kundër Allahut, nuk kanë shpëtim.” – Ata nuk do të kenë shpëtim as në këtë botë e as në tjetrën. Allahu i Madhëruar do të shfaqë dukshëm poshtërimin e tyre, edhe nëse ata përkohësisht do të përfitojnë ndonjë kënaqësi në jetën e kësaj bote. Arritjet e tyre Allahu i Lartësuar i quan “përjetime të shkurtra”: