Select Page

Dhe, kur qortohen, ata nuk ia venë veshin qortimit.Edhe kur u kujtohen ato të vërteta që rrinë fshehur në natyrën dhe në logjikën e pastër të çdo njeriu, ata përsëri e shpërfillin dhe nuk përfitojnë nga ky kujtim dhe këshillë. Nëse pretendojnë se nuk i pranojnë këto gjëra, sepse natyra e tyre i refuzon t’i pranojë, kjo tregon për mangësi të theksuar në logjikën e tyre dhe mendjelehtësi. Dhe kjo është vërtet e habitshme. Por nëse ata e bëjnë këtë me inat dhe duke u shtirur se është diçka e palogjikshme, kjo është edhe më shumë e çuditshme. Kjo është ligësi e madhe, që fshihet brenda tyre.