– “Sigurisht, ti çuditesh kur ata të përqeshin.“ – Ti, o profet, çuditesh që ata e mohojnë ringjalljen, pasi u tregove gjithë këto argumente. Në fakt, kjo çudi është mëse me vend, sepse mohimi i tyre është i padrejtë dhe i papranueshëm. Por më i çuditshëm se mohimi, është tallja e tyre me atë që u solli të vërtetën dhe lajmin rreth ringjalljes. Nuk u mjaftoi që mohojnë ringjalljen, por ata tallen me fjalën e vërtetë dhe me atë që ua solli atë. Po kështu, është e çuditshme edhe fakti që ata: