Ajeti flet për gjendjen e shëmtuar të atyre që e mohuan Allahun pas kishin besuar njëherë. Ata u verbuan, pasi e kishin parë qartë të vërtetën. Ata iu kthyen humbjes e shkatërrimit, pasi kishin gjetur udhën e drejtë. Ata të mjerë i hapën zemrën mohimit dhe u kënaqën e gjetën prehje me të. Ata do të goditen nga zemërimi i Allahut, që është Mëshirëploti, por që kur zemërohet, asgjë nuk mund ta ndalë zemërimin e Tij. Nëse zemërohet Mëshirëploti me dikë, çdo gjë dhe çdokush tjetër zemërohet me atë të mjerë. Allahu thotë: “…mbi të do të bjerë zemërimi i Allahut dhe do të ketë një dënim të madh.” Ky është një ndëshkim shumë i ashpër dhe i përjetshëm.