Mohimi dhe shpifja burojnë pikërisht nga ata që “nuk besojnë në argumentet e Allahut” dhe nga ata që janë armiqësorë kundër profetëve edhe pasi u vijnë argumente të qarta. Për këtë, Allahu i Lartësuar dëshmon se jobesimtarët janë mashtrues: “…pikërisht ata janë gënjeshtarët e vërtetë.” Kjo shprehje tregon se mashtrimi është i kufizuar vetëm tek ata dhe se ata e meritojnë më shumë se kushdo tjetër që të quhen gënjeshtarë.
Ndërsa Muhamedi (a.s) i cili i besoi ajetet e Allahut dhe iu nënshtrua Zotit të tij, është e pamundur që të trillojë gënjeshtra për Të dhe të thotë diçka që Ai nuk e ka thënë. Armiqtë e së vërtetës e fyenin Profetin e Zotit kur shpifnin se ai ishte mashtrues, ndërkohë që vetë ata ishin të mbushur plot me mashtrime, shpifje e trillime të paqëna. Allahu i Madhëruar ua nxorri në shesh poshtërsitë e tyre dhe ua hodhi poshtë pretendimet e tyre. Allahu i takojnë të gjitha lavdërimet e falenderimet.