Select Page

Mosbesuesit dhe rrefuzuesit e Kur’anit ndjekin pas dyshimet, të cilat ata i konsiderojnë si argumente. Një nga të ashtuquajturat “fakte”, që ata paraqesin për mosbesimin e tyre është edhe abrogimi i disa ligjeve të Sheriatit. Sigurisht, Allahu i Lartësuar është Gjykuesi më i drejtë dhe i urtë dhe është në dorë të Tij caktimi i ligjeve e dispozitave.

Ai mund të zëvendësojë një ligj a gjykim me një ligj e gjykim tjetër, kur e dëshiron dhe kur këtë e kërkon urtësia e Tij e gjerë dhe mëshira e Tij gjithëpërfshirëse. Por, këta mohues, që janë të prirur të jenë dyshues e të lëkundur, shohin të tilla abrogime e zëvendësime ligjesh dhe i quajnë ato si mangësi dhe si një argument që cenon Shpalljen e Zotit.

Madje, ata shpifin për Profetin, duke i thënë: “Ti je veçse një trillues”. Allahu i Madhëruar u kthen këtë përgjigje: “Jo, por shumica e tyre nuk dinë.”. Ata janë thellësisht injorantë e nuk dinë asgjë për Zotin dhe për ligjin e Tij. Është e qartë se kontestimet e injorantit janë të pavlefshme e nuk merren për bazë.

Dihet mirë se kontenstimi mund të bëhet veçse me dije të plotë rreth çështjes së diskutuar; duhet ta njohësh mirë çdo aspekt të saj, anët pozitive dhe ato negative. Ndërsa këta të mjerë janë tërësisht injorantë për ligjin e Zotit dhe përsëri nxitojnë që ta refuzojnë atë, pa bërë asnjë analizë të tij. Por Allahu i lartësuar e urdhëron Profetin që t’u kujtojë atyre një fakt: