Shejtani ka kontroll vetëm mbi ata që e marrin atë si mik dhe ndjekin rrugën e tij. Këta e braktisin rrugën e Zotit dhe i bashkohen palës së shejtanit. Ata vetë e lejojnë të mallkuarin që të ketë kontroll mbi ta, prandaj ai mund t’i nxisë shpirtrat e tyre drejt epshit, shfrenimit dhe poshtërsive. Ai ua zbukuron të këqijat, derisa i çon në zjarrin e Xhehenemit.