Select Page

– “Sikur të kishte dashur, Allahu do t’ju kishte bërë një popull të vetëm, por Ai e lë të humbur atë që do, dhe e udhëzon atë që do.”  Nëse do të kishte dashur Allahu i Madhëruar, do t’i kishte bërë njerëzit bashkë për të pasuar një udhëzim të vetëm, të gjithë të një besimi. Por Allahu i Lartësuar është i vetëm dhe i pashoq në fuqinë për të udhëzuar në rrugën e drejtë dhe për të lënë në humbje.

Kjo fuqi, sigurisht, vepron sipas dijes dhe urtësisë së Tij të gjerë. Allahu ia dhuron udhëzimin atij që e meriton, me bujarinë e bamirësinë e Tij. Nga ana tjetër, Ai e privon nga udhëzimi i plotë atë që nuk e meriton, me drejtësinë dhe urtësinë e Tij. Përpiquni të bëni vepra të mira, që të meritoni udhëzimin e Zotit dhe asnjëherë mos harroni se:

– “Pa dyshim, ju do të përgjigjeni për atë që keni bërë.” – Do të pyeteni për gjithçka që bëni: punë të mira ose të këqija, dhe Allahu do t’ju shpërblejë për to me drejtësi.