– “Ata i njohin të mirat e Allahut, pastaj i mohojnë ato dhe shumica e tyre janë jobesimtarë.” – Nuk ka hajër tek ata. Atyre nuk u bëjnë dobi mirësitë e vazhdueshme, sepse i kanë prishur ndjenjat dhe qëllimet e tyre. Megjithatë, ata do ta shohin me sytë e vet ndëshkimin që Zoti ka përgatitur për çdo tiran e mosmirënjohës, për çdo rebel ndaj Tij dhe Profetit.