Select Page

Por, nëse ata refuzojnë (besimin e vërtetë), ti thuaju: “Unë jua kumtova (shpalljen e Zotit) të gjithëve njëlloj; …” – Nëse refuzojnë të nënshtrohen për të adhuruar Zotin e tyre, atëherë paralajmëroji ata për ndëshkime të shumta, që do t’i godasin. Thuaju atyre të mjerëve: “Unë jua përcolla mesazhin e Zotit. Tashmë edhe ju, edhe unë jemi njëlloj, për sa i përket njohjes së kërcënimit të Zotit.

Unë po ju paralajmëroj për ndëshkime, që edhe ju, ashtu si unë, të mos keni asnjë dyshim se ky kërcënim është i vërtetë. Atëherë, kur t’ju godasë ndëshkimi i Zotit, të mos thoni: “Neve nuk na erdhi ndonjë lajmës, që të na përgëzonte apo të na tërhiqte vërejtjen”. Unë ju paralajmërova për fundin e dhembshëm të mohimit të Zotit, pa ju fshehur asgjë që dija”.

… por unë nuk e di, a është afër apo larg ajo që ju premtohet.” – Unë nuk e di a është afër apo larg dënimi që ju kërcënohet. Këtë gjë e di veç Zoti. Është Ai që e ka në dorë atë, ndërsa unë nuk kam në dorë asgjë.