Select Page

Allahu është i vetmi në të gjitha mirësitë që u ka dhuruar njerëzve, duke filluar nga krijimi i tyre. Ai thotë:

– “Allahu ju nxori nga barqet e nënave (si foshnja) dhe ju nuk dinit asgjë.” – Ju nuk dinit gjë dhe nuk kishit asnjë fuqi, por ishit krijesa të dobëta dhe nevojtarë në çdo aspekt.

– “Ai ju dha të dëgjuarit, të parët dhe zemrat, që të jeni falënderues.” – Allahu i përmendi këto atribute për vetë rëndësinë e vlerën e tyre të lartë dhe për faktin se ato janë porta e çdo diturie. Çdo lloj diturie vjen prej këtyre tri portave. Megjithatë, të gjitha fuqitë e njeriut, si ato të jashtme, edhe ato të brendshme, i janë dhuruar nga Allahu i Madhëruar.

Ai ua plotëson këto dhunti në mënyrë të vazhdueshme, derisa çdokush të arrijë në nivelin që i shkon për shtat. Ai e bën këtë dalëngadalë e hap pas hapi. Kështu përkujdeset i Lavdëruari për njerëzit, që ata vazhdimisht t’i jenë mirënjohës, sa herë që përdorin dhuntitë e Tij.

Ata duhet t’i përdorin ato veçse për t’iu bindur Allahut e për t’i shprehur Atij adhurimin. Nëse i përdorin për diçka tjetër, atëherë ato dhunti do të jenë argument kundër tyre. Këta i përgjigjen mirësisë së Zotit me formën më të shëmtuar.