Select Page

Allahu i Madhëruar ta shpalli Kur’anin, o Muhamed, veçse me qëllimin që t’u qartësosh njerëzve gjithçka prej çështjeve të besimit dhe fesë, për të cilat njerëzit kanë rënë në kundërshti e janë përçarë. Duke bërë këtë, askush nuk do të ketë më arsye e shfajësim para Zotit. Kur’ani u shpall, gjithashtu, për të qenë udhëzim e mëshirë për besimtarët e sinqertë, që ata të gjejnë të vërtetën dhe të jetojnë sipas saj. (Marrë nga Tefsir el Mujeser).