– “Ata shpifin se Allahu ka (si fëmijë) vajzat – I pastër qoftë Ai nga përshkrimet e tyre! – ndërsa për veten e tyre zgjedhin çfarë ua ka ënda (djemtë).“ – Këta të marrë shpifin dhe thonë se melekët janë bijat e Zotit. Ata gënjejnë kur mëtojnë se këta robër e adhurues të Allahut të Lartësuar janë femra. Kjo është një nga shpifjet e tyre. Nga ana tjetër, për veten e tyre ata zgjedhin si më të mirë fëmijët meshkuj, ndërsa për Zotin shpifin se ka fëmijë të tillë që ata nuk do të donin t’i kishin për veten e vet, domethënë femra. Madje, duke u treguar se sa shumë i urrejnë vajzat për veten, Allahu i Madhëruar thotë: