Select Page

– “Nga ajo që Ne u japim, ndajnë një pjesë për ata (idhujt) që nuk kuptojnë asgjë. Betohem në Allahun se ju do të merreni në pëgjegjësi për atë që trillonit!” – Allahu i Lartësuar na njofton rreth injorancës dhe padrejtësive të idhujtarëve, të cilët trillojnë e shpifin për Allahun. Ata përcaktojnë blatime e përkushtime edhe për putat dhe idhujt, që as nuk dinë gjë për adhurimin e tyre e as nuk kanë në dorë dëm a dobi, ndërkohë që ato mirësi janë të dhuruara prej Allahut. Ata përdorin rriskun e Allahut për t’i bërë shirk Allahut. Mirësitë e dhuruara nga Zoti ata i japin si dedikim për idhujt e gdhendur dhe të cilët janë veçse pjellë e padrejtësisë së tyre.