Select Page

Frika e Madhe nuk do t’i shqetësojë ata. – Kur të gjithë njerëzit të jenë të tmerruar nga ngjarjet e asaj dite, ata nuk do të shqetësohen aspak. Kur zjarri të afrohet dhe të vlojë me urrejtje për qafirët dhe gjynahqarët, këta fatlumë do të jenë të qetë, sepse e dinë mirë se çfarë kanë bërë për këtë ditë dhe janë të sigurt se Zoti i ka ruajtur nga çdo gjë e frikshme.

Dhe melekët do t’i presin (duke i uruar): “Kjo është dita juaj që ju qe premtuar.”. – Kur të dalin nga varret e tyre, melekët do t’i presin si një delegacion i nderuar, duke u dhënë lajme të bukura: Kjo është dita që ju premtohej. Kënaquni me mirësitë që Zoti ju premtoi! Kënaqësia juaj ka për të qenë e madhe dhe e ardhmja që ju pret tashmë para jush është e pashembullt në kënaqësitë dhe lumturinë që do të përjetoni. Gëzohuni e lumturohuni tani me sigurinë që Zoti ju fali!