– “Ndërsa ata të cilëve u priu e mbara nga ana Jonë, do të jenë larg tij (Xhehenemit).“ – Atyre iu prin mbarësia nga Zoti dhe do të jenë të lumtur. Ata kurrë nuk kanë për të hyrë në Zjarr, madje as do t’i afrohen atij. Ata nuk do t’ia dëgjojnë as zhurmën Xhehenemit dhe as do t’ia shohin pamjen e tij.