Select Page

Atje ata do të gulçojnë …  Nga ndëshkimi i rëndë, ata do të marrin frymë me vështirësi.

… dhe as nuk do të dëgjojnë. – Ata do të jenë të verbër, të shurdhër dhe memecë. Ata nuk dëgjojnë asnjë zë tjetër veç ushëtimës së xhehenemit nga që vlon fort dhe plot urrejtje për mohuesit. Duhet kuptuar se idhujt që do të hyjnë në zjarr së bashku me adhuruesit e tyre nuk janë vetëm putat, por edhe ata njerëz ose xhindë që kanë qenë të kënaqur me shirkun dhe adhurimet që këta idhujtarë u kanë bërë.

Ndërsa Mesihu (a.s), Uzejri ose melekët e Zotit, që kanë qenë rob të mirë të Allahut, edhe pse janë adhuruar nga një pjesë idhujtarësh, do të jenë shumë larg zjarrit dhe të sigurt nga ndëshkimi i tij. Këta i përfshin fjala e Allahut në vijim: