Select Page

Kur të jetë shumë afër premtimi i vërtetë, sytë e jobesimtarëve do të ngrijnë: … – Është afruar koha e plotësimit të premtimit për Kijametin. Ky është një premtim i vërtetë dhe i pakthyeshëm. Atë ditë, sytë e mohuesve do të zgurdullohen nga tmerri i ngjarjeve që përjetojnë, si dhe nga poshtërsitë që kanë bërë, të cilat do të dalin para Allahut. Ata të mjerë do të luten që të shkatërrohen e zhduken, duke shfaqur pendimin dhe dëshpërimin e tyre të madh për atë që tashmë nuk kthehet më:

– “Të mjerët ne! Ne vërtet kemi qenë të shkujdesur për këtë. – Ne ishim të painteresuar për këtë ditë të madhe dhe ishim zhytur tërësisht në kënaqësitë e jetës, derisa vdekja na erdhi befas. Kurse tani po vuajmë tmerrin e kësaj dite. Nëse do të vdiste ndonjë nga dëshpërimi dhe pendimi, do të ishin ata.

Madje, është e vërtetë se ne ishim keqbërës të mëdhenj.”. – Ata do të pranojnë se kanë bërë padrejtësi dhe se Allahu është i drejtë me dënimin e tyre. Në atë kohë do të urdhërohet që ata të flaken në zjarr, së bashku me idhujt e tyre. Allahu i Madhëruar thotë: