– “Ata u përçanë në çështjen e fesë …“ – Shumë nga ata që pretendonin se ndiqnin profetët u përçanë e ndanë në grupe dhe gjithësecili pretendonte se e vërteta ishte me ta, kurse të tjerët ishin të gjithë në humbje. Për këtë arsye, i Madhëruari thotë: “…mos u bëni si idhujtarët, të cilët e përçanë fenë e tyre dhe u ndanë në grupe, ku secili grup i gëzohet idesë së vet.” [Rum 31, 32].
Dihet se rrugë të drejtë është vetëm ai që ndjek fenë e drejtë dhe të vërtetë të të gjithë profetëve, Islamin. Rruga e drejtë është dorëzimi i plotë vetëm ndaj një Zoti , duke adhuruar vetëm Atë. Por këtë do ta kuptojnë kur t’u hiqet perdja dhe çdo e fshehtë të bëhet e dukshme. Ditën kur Allahu t’i tubojë të gjithë njerëzit për të dhënë gjykimin e drejtë, do të dallohet i vërteti nga gënjeshtari.
– “… por tek Ne do të kthehen të gjithë.“ – Të gjitha grupacionet që janë në kundërshti ose jo do të dalin para Zotit dhe Ai do t’i shpërblejë me atë që meritojnë. Allahu i Madhëruar sqaron më pas se si do të jepet shpërblimi i Tij, që njerëzit ta dëgjojnë dhe kuptojnë mirë: