Select Page

Allahu i Madhëruar na tregon rreth mohuesve të profetëve të Tij dhe përbetimeve të tyre të kota. Ai thotë:

– “Ata u betuan në Allahun, me betimin e tyre më të fortë se Allahu nuk ka për ta ringjallur atë që vdes.” – Ata betoheshin fort se ishin të sigurt në rrugën e mohimit të Zotit. Ata betoheshin se Allahu kurrë nuk ka për t’i ringjallur të vdekurit. Ata betoheshin se Allahu nuk e ka fuqinë për t’i ringjallur e për t’i sjellë përsëri në jetë, pasi të jenë bërë dhe. Por duke hedhur poshtë mohimin e tyre, Allahu i Madhëruar thotë:

– “Përkundrazi, (Ringjallja) është premtimi i Tij i prerë, por shumica e njerëzve nuk e dinë.” – Allahu do t’i ringjallë dhe do t’i grumbullojë ata një ditë, që nuk ka dyshim që do të vijë. Madje, Allahu thotë që ky është premtimi i Tij i prerë, dhe Ai kurrë nuk ka për ta shkelur këtë premtim të bërë. Megjithatë, “shumica e njerëzve nuk e dinë.”

Nga injoranca e tyre e madhe, ata e mohojnë ringjalljen, llogarinë e shpërblimin me drejtësi para Zotit. Pastaj i Madhëruari përmend urtësinë që fshihet në faktin që Ai do t’i ringjallë dhe do t’i marrë në llogari krijesat, për t’u dhënë me drejtësi atë që meritojnë. Ai thotë: