– “Nuk ka dyshim se Allahu di gjithçka që ata e fshehin dhe gjithçka që e shfaqin haptazi. Ai nuk i do kryeneçët.” – Allahu i urren ata dhe ka për t’u dhënë shpagimin e punëve të tyre, sikurse thotë në një ajet tjetër: “Zoti juaj ka thënë: “M’u lutni Mua, që Unë t’ju përgjigjem! Por ata që, nga mendjemadhësia, i shmangen adhurimit Tim, do të hyjnë në Xhehenem të poshtëruar”. [Gafir 60]. Duke na treguar mohimin e fortë të shpalljeve të Tij nga idhujtarët, Allahu i Lartësuar thotë: